Keshilla mbi armet e gjahut

Siguria

Perpara se te blini ose te perdorni nje arme lexoni me kujdes permbajtjen e kesaj faqe dhe manualin e perdorimit.
Perdorimi i papergjegjeshem i armes se zjarrit mund te shkaktoj deme te pa riparueshme.


Mos drejto armen

Mos e drejtoni kurre nje arme ne drejtimin e cfaredo lloj pjese te trupit tuaj apo te ndonje personi tjeter. Kjo eshte shume e rendesishme kur mbushet apo zbraset arma. Kur qellohet ne nje shinjestre duhet te siguroheni cfare ka mbrapa. Ekzistojne fisheke qe mund te arrijne nje distance me shume se nje kilometer. Ne rastet kur shenjestra kalohet ose nuk kapet eshte pergjesia juaj te siguroheni qe fisheku nuk mund te shkaktoje plagosje apo demtime te paqellishme ne persona apo objekte te tjera.

Kujdes ne perdorimin e armes

Mos mendoni asnjehere qe nje arme eshte e zbrazur. E vetmja menyre per tu siguruar qe ne nje arme nuk ka fisheke eshte qe te kontrollohet brenda dhomes se fishekut per te pare nese ka fisheke ose jo. Te kesh hequr apo te kesh boshatisur karikatorin nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar qe nje arme eshte bosh apo qe nuk mund te qelloj. Pushket dhe karabinat mund te kontrollohen duke kryer ciklet e funksionimit ose duke hequr te gjithe fisheket dhe pastaj duke hapur dhe ispektuar me sy dhomen e fishekut per te verifikuar nese ka apo jo fisheke.

Armet dhe municionet

Eshte pergjegjesi e pronarit te armes te siguroje qe femijet dhe te rinjte nen 22 vjec ose persona te tjere jo te autorizuar mos te kene mundesi ti afrohen armes. Per te ulur rrezikun e aksidenteve qe mund te perfshijne femijet, zbrasni armen, vendoseni ne nje vend te sigurt dhe municionet ne nje tjeter vend po aq te sigurit, i mbyllur dhe ky me çeles. Duhet te permendim se sistemet e perdorura per te parandaluar aksedentet si p.sh. çelesa, tapat per dhomen e fishekut etj. Mund te mos ndalojne perdorimin ose abuzimin e armes nga persona qe jane te vendosur per ta bere kete. Dollapet e blinduar prej celiku jane me te pershtatshem per te ulur mundesite e abuzimit te paramenduar nga femije ose persona te pautorizuar.

Mos qello ne siperfaqe te forta

Te qellosh kundrejt nje shkembi apo siperfaqeve te tjera te forta rrit mundesine per rikoshet ose kercitje te fishekeve ose gezhojave qe mund te godasin nje objektiv te paplanifikuar ose periferik.

Mbrojtja e syve dhe vesheve

Mundesia qe gazi, mbetjet e pluhurit nga gjuajtja ose mbetje metali te godasin qitesin duke i shkaktuar demtime, por demtimet qe kjo ngjarje mund te shkaktoje jane te renda, duke perfshire dhe humbjen e shikimit. Kur gjuan me arme gjuajtesi duhet te vendosi gjithmone syze mbrojtese me rezistence te pershtatshme. Tapat ose kufjet under zhurmesh ulin mundesine e demtimeve te degjimit qe mund te vine nga nje aktivitet qitjeje i zgjatur.

Mbushja e armes

Hapni dhe zbrazni gjithmone dhomen e fishekut te armes dhe fusni siguresen para se te hipni ne peme ose te zbrisni nga pemet, para se kaperceni nje gardh ose te kaperceni nje grope apo cfaredolloj tjeter pengese. As mos terhiqni as mos shtyni nje arme te mbyshur kundrejt vetes apo persona te tjere. Perpara se te dorezoni armen nje personi tjeter, zbrazeni, inspektoni ne menyre vizive dhe me prekje qe karikatori, tubi i serbatorit dhe dhoma e fishekut te jene bosh dhe arma te jete e hapur. Mos merni ne dorezim nje arme nga nje person tjeter nese me pare nese nuk eshte e zbrazur dhe kontrolloni ne menyre vizive dhe me kontakt nese eshte e zbrazur. Mereni ne dorezim armen te hapur.

Qendroni te kthjellet

Evitoni pirjen e alkolikeve para se te gjuani. Nese merni mediamente qe mund te ulin kapacitetin e reflekseve ose te gjykimit, mos perdorni armen kur jeni nen efektin e medikamenteve.

Njihuni me armen

Per te parandaluar aksidentet mos u mbeshtesni vetem ne mekanizmat e sigurise. Eshte e domosdoshme njohja dhe perdorimi i mekanizmave te sigurise specifike te armes qe po perdorni, por aksidentet mund te parandalohen me se miri duke ndjekur procedurat e perdorimit dhe sigurise te pershkruara ne keto norma dhe ne fletushken e instruktimit te armes. Per tu familjarizuar me se miri per nje perdorim sa me te mire te armes eshte e keshillueshme te ndiqet nje Kurs Sigurie mbi Armet.

Mirembajtje periodike

Ruani dhe trasportoni armen ne menyre te tille qe pluhuri apo papastertite e tjera mos te grumbullohen ne mekanizmat e funksionimit. Pastroni dhe vajosni armen, duke ndjekur instruktimet e dhena ne manualin e arme, pas cdo here qe e perdorni ose sipas intervaleve te dhena ne manual per te evituar gerryerrjen, demtime ne tyte ose grumbullimin e pisllikut qe mund te pengojne perdorimin e armes ne rast emergjence. Kontrolloni gjithmone tyten dhe dhomen e fishekut perpara se te karikoni armen sigurohuni qe te jete pastruar nga bllokime te mundshme. Te qellosh me nje bllokim tyte ose ne dhomen e fishekut mund te jete shkak per plasje te armes ose mund te shkaktoj demtime vete personit ose personale te tjere perreth. Ne momentin qe gjate gjuajtjes arma ben nje zhurme ndryshe nga normalja nderprisni menjehere qitjen, vendosni armen ne sigurese dhe zbrazeni ate. Verifikoni qe dhoma e fishekut dhe tyta te mos kene bllokime te ndryshme apo fihseke qe mund te jene bllokuar ne brendesi te tytes si shkak i municioneve difektoze apo anomale.

Municione te pershtatshme

Perdorni vetem munizione te reja nga fabrika, te ndertuara specifikimeve CIP (Evropa) dhe SAAMI® (U.S.A.). Sigurohuni qe cdo fishek i perdorur te jete i tipit dhe kalibrit te duhur per armen qe po perdorni. kalibri i armes eshte i shenuar qarte ne tyten e armes. Perdorimi i municioneve te rimbushura apo rindertuara mund te shkaktoje presione te teperta ne fishek ose difekte te tjera ne vete municionet qe mund te shkaktojne deme armes dhe demtime juve vete ose persona afer jush.

Trasportimi i armes

Zbrasni gjithmone armen para se ta fusni ne automjet (dhoma e fishekut bosh, karikatori/serbatori bosh). Gjuetaret dhe qitesit duhet ta mbushin armen vetem kur kane arritur ne destinacion. Ne rastet e trasportit ose mbajtjes se armes per qellim mbrojtje personale, duke lene dhomen e fishekut bosh ul mundesine e gjuajtjeve aksidentale.Ne asnje rast mos gjuani me arme nga makina sidomos me ato gjysemautomatike.

Trasportimi i armes

Zbrasni gjithmone armen para se ta fusni ne automjet (dhoma e fishekut bosh, karikatori/serbatori bosh). Gjuetaret dhe qitesit duhet ta mbushin armen vetem kur kane arritur ne destinacion. Ne rastet e trasportit ose mbajtjes se armes per qellim mbrojtje personale, duke lene dhomen e fishekut bosh ul mundesine e gjuajtjeve aksidentale.Ne asnje rast mos gjuani me arme nga makina sidomos me ato gjysemautomatike.

Ekspozimi ndaj plumbave

Gjuajtja ne vende me pak ajrosje, pastrimi i armes ose manovrimi i fishekeve mund te shkaktoje ekspozime ndaj plumbit dhe substancave te tjera qe mund te shkaktojne keqformime gjenetike, demtime ne aparatin prodhues dhe demtime te tjera fizike. Perdorni armet gjithmone ne vende ne vende me ajrim shume te mire. Lani me kujdes duart pas kontaktit me substanca te tilla.